Ballafaqimi Zvicër-Kosovë, Yakin: Kishim kohë që nuk luanim ndeshje të kësaj rëndësie

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një intervistë për gazetarin dhe drejtorin e sportit në Artmotion, Arlind Sadikun, pasi fituan me rezultat 4:0 ndaj Kosovës.
Yakin tha se gjatë ndeshjes ishin shumë të koncentruar dhe bënë shumë presion.
“Në futboll gjithçka është e mundshme. Ne patëm një fillim të mirë. Ishim shumë të koncentruar në ndeshje dhe bëmë presion. Patëm fat që nga ndërprerja kaluam në epërsi. Ishte shumë e rëndësishme, ndoshta çelësi i kësaj ndeshje. Jam shumë i lumtur për të gjitha golat që shënuam. Pjesa e dytë nuk ishte e lehtë, të vazhdosh ashtu kur je në epërsi të lartë. Duhej vetëm ta kontrollonim lojën dhe në fund mendoj se merituam fitoren”, tha ai.
Ndër të tjera, për përballjen Zvicër-Kosovë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Yakin tha se kishte kohë që skuadra e tij nuk luante një ballafaqim të kësaj rëndësie.
“Natyrisht. Kishte shumë kohë që nuk luanim një ndeshje të kësaj rëndësie. Jemi bërë gati që 1 vit. Jemi përgatitur shumë mirë në turin e Amerikës ndaj ekipeve të forta si Meksika dhe SHBA. Nga 4 gola ia shënuam Amerikës e Meksikës. Ishte me rëndësi se si shënuam. Ekip kishte dëshirë të madhe. Jam shumë i lumtur”, u shpreh trajneri i Zvicrës.
“Ishte me rëndësi që ne e diktuam ndeshjen. Normalisht kur je 4-0 në epërsi, mund të ulesh pak ritmin. Por e rëndësishme është si luajtëm futboll. Mënyra se si shënuam golat ishte e mahnitshme. Në fund, normalisht gjithmonë kërkon më shumë. Në këtë garë të shkurtë çdo pikë është e rëndësishme, çdo gol është i rëndësishëm. Jemi të lumtur dhe po e shijojmë momentin”, tha tutje ai.