Limaj: Me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Xhevahire Izmaku është kandidate për kryetare të komunës së Vushtrrisë.
Limaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se Izmaku është zëri i qytetarëve, mundësia më e mirë për t’ia kthyer Vushtrrisë qeverisjen me projekte të mëdha.
“Xhevahire Izmaku, profesoreshë e nderuar, Deputete e Kuvendit të Kosovës, është kandidate për kryetare të komunës së Vushtrrisë.
Xheva, së bashku me ekipën e saj të përkushtuar dhe profesionale, përfaqëson shpresën për ndryshim të vërtetë. Ajo është zëri i qytetarëve, mundësia më e mirë për t’ia kthyer Vushtrrisë qeverisjen me projekte të mëdha, me hapësira për të rinjtë dhe me fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje”, ka shkruar Limaj.
Ndërsa ka shtuar se me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit, transparencës dhe përfshirjes së gjithsecilit në të ardhmen e qytetit./IndeksOnline/