Fehmi Kupina: Lidhja e Prishtinës me plan të qartë për zhvillimin e bujqësisë

Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, ka bërë të ditur se zhvillimi i sektorit bujqësor është një ndër prioritetet kryesore të programit të tij.
Kupina, theksoi se partia e tij ka një plan të qartë për fuqizimin e prodhimit vendor dhe diversifikimin e fermave.
“Lidhja e Prishtinës ka plan të qartë për zhvillim të sektorit bujqësor. Në këtë drejtim, do të fuqizojmë prodhimin dhe do të bëjmë diversifikimin e fermave. Po ashtu, do të rrisim investimet për të instaluar sisteme moderne të ujitjes së tokave”, ka shkruar Kupina.
Ai shtoi se përmes këtyre masave do të rritet dukshëm prania e produkteve vendore në treg./IndeksOnline/