75 Mall Live Search
12:11 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / Gj Sh

Willian befason me klubin e ri

Dikur fitoi dy tituj të Premierligës dhe Europa Leaguen me Chelsean, sot Willian është bërë me skuadër të re.

Braziliani është rikthyer në vendlindje, ku u bashkua me skuadrën e Gremios, shkruan IndeksOnline.

37-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2026.

Willian ka luajtur për Shakhtar Donetsk, Chelsea, Arsenal, Corinthians, Fulham dhe Olympiacos.

Ai në muajt e fundit veshi fanellën e Fulhamit, derisa tashmë do të vesh fanellën e Gremios./IndeksOnline/