75 Mall Live Search
22:53 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / BA

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet për qarkullim të veturave.

Segmenti ku do të ndalohet qarkullimi është nga Ambasada e Kroacisë, deri te Pompa e Benzinës, për shkak të organizimit të Street Party Prishtina, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Komunës, rruga do të mbyllet nga ora 08:00, deri në orën 03:00 të mëngjesit të 8 shtatorit.

Aktivitetet e festivalit fillojnë në orën 12:00 dhe përfundojnë në orën 22:00.

Street Party Prishtina sivjet organizon edicionin e 6-të./IndeksOnline/