75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 07 Shtator 2025 / AR

“Si ia del ta mbash lidhjen private?”, Sara zbulon sekretin

Blogerja Sarah Berisha, ka vendosur të jetë më afër ndjekësve të saj.

Në Instastory ka hapur një pyetësor, ku ka marrë pyetje të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Sigurisht, nuk mungoi as ajo për marrëdhënien e saj me PM, pasi ka kohë që prej tyre nuk kemi parë ndonjë postim të përbashkët.

“Si ia del ta mbash lidhjen tënde private?”, ishte pyetja drejtuar Sares.

“Ja duke mos postuar asgjë rreth marrëdhënies”, u përgjigj ajo, duke treguar që gjërat po shkojnë mirë po dëshirojnë ta mbajë më privat./Indeksonline/