75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 07 Shtator 2025 / G T

Gjermania fiton me vështirësi, merr tri pikët e para në fazën kualifikuese për Kupën e Botës

Kombëtarja e Gjermansië ka shënuar fitore të vështirë ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 3:1, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në pjesën e parë, rezultati ishte i barabartë 1:1, shkruan Indeksonline

Gnabry shënoi i pari në minutën e 7’të, kurse goli i barazimit erdhi në minutën e 34’të nga Price.

Në pjesën e dytë, skuadra e Nagelsmannit shënoi dy herë.

Fillimisht Amiri (69’të) dhe më pas Wirtz (72’të).

Kjo ishte fitorja e parë e Gjermanisë në fazën kualifikuese për Kupën e Botës dhe tashmë shkojnë në kuotën e tri pikëve.

Vendi i parë i takon Sllovakisë (6 pikë) në Grupin A, pasi mposhti Luksemburgun me rezultatin minimal 0:1./Indeksonline/