Imri Ahmeti çmon lart kontributin e grave të Lipjanit

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbledhur sot gratë e qytetit për të çmuar kontributin e tyre në shoqëri.
Duke i cilësuar si shtyllë të familjes dhe garanci për të ndërtuar së bashku Lipjanin, Ahmeti i falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e përditshëm, shkruan IndeksOnline.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gratë e Lipjanit, boshti i fitores së 12 tetorit.
Me përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin e tyre, mbështetja e grave është garancia që së bashku po ndërtojmë një Lipjan edhe më të zhvilluar.
Gratë janë shtylla e familjes prandaj kontributi i tyre është themelor në çdo hap të përparimit tonë të përbashkët.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe kontributin e fuqishëm që jepni çdo ditë!
Me ju, fitorja është e sigurt. Me ju, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët!