75 Mall Live Search
23:45 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

Starmer “acarohet” me Putinin: Po tregon se nuk është serioz kur flet për paqen

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmit të Rusisë gjatë natës në Kiev.

Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate të shkurtër, Starmer i ka cilësuar sulmet në Kiev dhe mbarë Ukrainën si brutale.

“Jam i tmerruar nga sulmi i fundit brutal gjatë natës në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, i cili vrau civilë dhe goditi infrastrukturën”, tha Sir Keir Starmer.

“Për herë të parë, zemra e qeverisë civile të Ukrainës u dëmtua”, shtoi Starmer.

“Këto sulme frikacake tregojnë se Putini beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar. Ai nuk e ka seriozisht paqen”, tha ai më tej.

“Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sovranitetin e saj”, përfundoi Starmer.