75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / KV

Rikthimi i normalitetit me Wolt: Shtatori më i lehtë për familjet dhe profesionistët në Kosovë

Shtatori shënon një fillim të ri. Pas pushimeve verore, jeta në Kosovë i rikthehet ritmit: fëmijët kthehen në shkollë, zyrat mbushen përsëri dhe njerëzit i rikthehen rutinës së tyre të përditshme. Për shumëkënd, ky tranzicion sjell entuziazëm, por edhe sfidën e menaxhimit të orareve të ngarkuara nga shtëpia në punë, apo shkollë dhe anasjelltas. Për të gjitha këto nevoja ditore, me vetëm një klikim, platforma e Wolt është zgjidhja që e bën jetën e përditshme më të lehtë, më të këndshme dhe më të përballueshme.

Qoftë përgatitja e fëmijëve për shkollë, ruajtja e një stili jetese të shëndetshëm, furnizimi me vitamina, një drekë e shpejtë në zyrë apo edhe porosia e mjeteve për palestër – Wolt është platforma e besueshme që sjell gjithçka që ju nevojitet dhe pikërisht kur ju nevojitet. Në pak sekonda, aplikacioni Wolt shndërrohet në një mjet online në xhepin e qytetarëve – i thjeshtë, i shpejtë dhe praktik për çdo familje dhe individ.

Nga ushqimet e shëndetshme dhe snack-et ushqyese, tek pazari i ditës, drekat e zyrës apo veshjet sportive për një stil aktiv, Wolt lidh njerëzit me ato gjëra që i ndihmojnë të qëndrojnë në ritëm dhe të ecin përpara shëndetshëm drejt qëllimeve të tyre.

Në Kosovë, shtatori nuk është vetëm rikthim në shkollë, është rikthim në normalitet në të gjitha aspektet e jetës. Me Wolt, ky rikthim bëhet më i lehtë: mund të bëni pazar pas pune, të shijoni një darkë të shpejtë me familjen ose të merrni pajisjet e palestrës direkt në derën tuaj – të gjitha pa ndërprerë rrjedhën e ditës.

Shtatori është për fillime të reja, por edhe për normalitet. Te Wolt, misioni ynë është t’i bëjmë këto rutina më të lehta dhe më të gëzueshme, qoftë për familjet, fëmijët, studentët, sportistët apo profesionistët. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh – nga pajisjet shkollore dhe snack-et për zyrë, tek vitaminat dhe pajisjet për palestër – ne po ndihmojmë njerëzit në Kosovë të kursejnë kohë dhe të shijojnë atë që ka më shumë rëndësi,” tha Akis Stamoulis, Drejtor Rajonal i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike i Wolt për Evropën Juglindore & Azinë Qendrore.

Me Wolt, rikthimi në rutinë nuk ka pse të jetë stresues. Do të thotë më shumë ekuilibër dhe më pak nxitim.

Që nga lansimi i saj në janar 2025, Wolt Kosovo ka shënuar sukses të madh, duke ndërtuar partneritete me mbi 550 biznese në ushqim, tregti, furnizime shkollore dhe farmaci, si dhe duke bashkëpunuar me rreth 300 korrierë që sigurojnë shpërndarje të shpejtë dhe të besueshme në lagjet kryesore. Rritja e platformës tregon sa fuqishëm konsumatorët në Kosovë po e përqafojnë lehtësinë dhe fleksibilitetin që sjell Wolt në jetën e tyre të përditshme.