Bujupi largohet nga Stuttgarti, do të vazhdojë karrierën në Belgjikë

Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi do të largohet nga Stuttgarti.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, ai pritet të vazhdojë karrierën e tij në Belgjikë, te skuadra e KVC Westerlos.
19-vjeçari, do të ketë mundësinë që të tregojë veten dhe pse jo të marrë ndonjë ftesë nga trajneri Franco Foda.
Bujupi, në sezonin e kaluar shënoi 18 gola në 27 paraqitje për grupmoshat e Stuttgartit në të gjitha garat./IndeksOnline/