Bardhi i bën Sarës dhuratën me vlerë marramendëse?

Sara dhe Bardhi po i shijojnë pikërisht aty ku bukuroshja festoi ditëlindjen e saj.
Por, mesa duket, përveç pushimeve, vëmendjen e ka marrë edhe një dhuratë e veçantë.
Në një postim të saj në Instagram, Sara ka ndarë një imazh ku bie në sy një çantë luksoze Hermès, me vlerë prej mijëra eurosh.
Detaji nuk i ka shpëtuar ndjekësve të saj të rregullt, të cilët kanë vënë re se ky aksesor nuk ishte parë më herët në duart e saj.
Kjo ka ngjallur menjëherë dyshime se çanta është një dhuratë e re nga Bardhi, për ditëlindjen e partneres së tij.
Çifti, i cili zakonisht preferon privatësinë dhe pak zhurmë rreth jetës së tyre, duket se ka zgjedhur një mënyrë diskrete për ta bërë publike surprizën.
