75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / BA

Muriqi pas fitores ndaj Suedisë: Treguam mentalitet të fortë, luftuam si luana

As-i i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi në një prononcim për RTK, është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Suedisë.

Kosova mundi Suedinë, me rezultat 2-0, në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Muriqi tha se Kosova tregojë karakter të fortë pas humbjes ndaj Zvicrës.

“Sot ne treguam karakter në fushë pas humbjes nga Zvicra. Treguam mentalitet të fortë dhe luftuam si luana. Një natë fantastike para tifozëve tonë”, ka thënë Muriqi.

“Edhe pse e mundem një kombëtare të fortë, unë them të qëndrojmë më këmbë në tokë, të shkojmë lojë pas lojë dhe besoj se çdo gjë do të vjen në rrugën e duhur”, ka pohuar sulmuesi i Dardanëve.