Vojvoda: Të mos jemi euforikë, të qëndrojmë me këmbë në tokë

Një nga më të mirët në ndeshjen ndaj Suedisë, Mërgim Vojvoda përfundimit të lojës tha se është i lumtur dhe kjo fitore rrit shpresen për kualifikim.
Ai tha se fitoren ia dedikon, kapitetnit Amir Rrahmani.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe se kjo fitore rrit shpresën për kualifikim për në Botëror. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos jemi euforik. Këtë fitore ia dedikoj kapitenit Amir Rrahmani”, u shpreh Vojvoda.