75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 09 Shtator 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Viti, goditi me veturë disa persona në park

Një burrë është arrestuar në Viti  pasi që dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që po qëndronin në një park.

Sipas Policisë së Kosovës, nga goditja kanë pësuar lëndime trupore pesë persona, të cilët janë dërguar  për trajtim mjekësor.  Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas inicimit të procedurës, i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/