75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 09 Shtator 2025 / L A

Widzew Lodzi po mbushet me shqiptarë, nënshkruan me Andi Zeqirin

Sulmuesi nga Kosova, Andi Zeqiri është bërë me skuadër të re.

Zeqiri, vendosi ta vazhdojë karrierën në Poloni te skuadra e Widzew Lodzit.

Ai bëhet shqiptari i radhës që i bashkohet kësaj skuadre, pas Dion Gallapenit, Juljan Shehut dhe Lindon Selahi.

Zeqiri ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën polake.

Sezonin e kaluar, Zeqiri ishte i huazuar te Standard Liege, ku ka shënuar 10 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/