Selektori i Spanjës vlerëson U21-shat e Kosovës: Janë ekip i vështirë, bëjnë presion dhe janë fort agresiv në lojë

Kosova U21 do të jetë sonte nikoqir i Spanjës në “Fadil Vokrri”.
U21-shat, do të tentojnë të marrin fitoren e parë në grup ndaj një kundërshtari të fortë siç është Spanja.
Selektori i Spanjës, David Gordo për gazetën e famshme “Marca”, lavdëroi skuadrën tonë.
“Ata janë një ekip i mirë, e menaxhojnë veten shumë mirë në mesfushë , bëjnë presion të fortë dhe janë shumë agresivë në çdo sfidë. Dhe për më tepër, duke luajtur në shtëpi me mbështetjen e tifozëve të tyre, jam i sigurt se do të kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe do të duhet të bëjmë shumë mirë për të fituar”, komentoi David Gordo.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, zhvillohet sonte në orën 19:00./IndeksOnline/