Arrestohet aktori i “Breaking Bad”, spërkati me ujë një grua

Aktori i “Breaking Bad”, Raymond Cruz, u arrestua të hënën me dyshimin për dhunë fizike ndaj dikujt, pasi dyshohet se e ka spërkatur me uji.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit tha se oficerët iu përgjigjën një telefonate në lidhje me mosmarrëveshjen në lagjen Silver Lake rreth orës 10:40 të mëngjesit, transmeton Indeksonline.
Cruz, i njohur më së miri për rolin e bosit të drogës Tuco Salamanca në serialin fitues të çmimit Emmy të AMC , u arrestua dhe u mor në paraburgim, tha zëdhënësi. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Sipas të dhënave të rezervimeve online, Cruz u lirua nga paraburgimi policor me kusht dhe duhet të paraqitet përsëri në gjykatë më 1 tetor./Indeksonline/