Osmani për punimin e Dimal Bashës: Si kryetar i Kuvendit konfirmoi respektin për UÇK-në

Presidentja Vjosa Osmani komentoi edhe reagimet për punimin e Dimal Bashës për UÇK-në gjatë kohës së studimeve të tij.
“Nuk e kam lexuar ende. I kam dëgjuar shqetsimet dhe përgjigja që ai ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni. Si presidente nuk kamë mundësi që të merrem me shkrimet e politikanëve që kanë bërë gjatë studimeve.
Si kryetar i Kuvendit Basha ka konfirmuar respektin e fortë dhe të madh për sakrificën e popullit, UÇK-së dhe ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë”, tha Osmani./Indeksonline/