75 Mall Live Search
13:14 / E Martë, 09 Shtator 2025 / KV

Arrestohet një 38 vjeçar i dënuar për posedim të armëve dhe drogës

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:- J.Xh, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i poautorizuar i armëve”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.