75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 09 Shtator 2025 / AR

PriFest nis me emocion, Gresa Pallaska kujton Vjosa Berishën

Aktorja e njohur Gresa Pallaska ka ndarë një postim emocional në rrjetet sociale, duke kujtuar themeluesen e PriFest-it, Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë me 23 qershor 2022.

Në një Instastory, Pallaska ka shkruar: “PriFest, Vjosa’s legacy. Friendship forever”, duke e shoqëruar me fotografi të trofeve të festivalit, shkruan Indeksonline.

“Shine brighter tonight OTA ☀️”, shkroi ajo në mbishkrim, duke e përkujtuar mikeshën dhe bashkëpunëtoren e saj të afërt.

PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë këtë vit nis më 9 shtator dhe sipas shumë artistëve, vazhdon të mbetet trashëgimia e vyer e Vjosa Berishës në kinematografinë kosovare dhe më gjerë./Indeksonline/