Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi, pas fitores minimale ndaj Letonisë.
Gjimshiti u shfaq i lumtur për triumfin, ndërsa theksoi se kuqezinjtë duhet të përmirësojnë pjesën e lodhjes.
Ndër të tjera ai tha se ekipi bëri mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e ulën ritmin.
“Jemi të lumtur për fitoren dhe 3 pikët këtu në Shqipëri, për të mbajtur të hapur mundësinë për kualifikim. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, në të dytën e ulëm. Ata prisnin që të krosonin. Lodhja fakti më i rëndësishëm te skuadra jonë, që duhet përmirësuar te ne.
Kisha shumë kohë të mendohesha për të gjuajtur mirë. Shpresoj që herën e tretë të bëj mirë. Rëndësi ka fitorja dhe për këtë jam i lumtur. Në atë moment nuk mund të mendoj për ndryshimet e lojtarëve, vendos trajneri për këtë.
Edhe unë nuk jam në nivelin që mund të jem në fund të sezonit. Çdo lojtar jep maksimumin dhe dëshiron të luajë. Të gjithë janë të lumtur kur fiton Kombëtarja”, u shpreh Gjimshiti.