Oriola Marashi kthehet në kohën e gjimnazit, publikon fotografinë e rrallë

Modelja e njohur, Oriola Marashi, duket se e ka pasur pasion modelizmin qysh në moshë të hershme.
Pavarësisht se ka arritur majat e suksesit në karrierë, ajo nuk heziton të kthehet prapa në kohë dhe të shikojë se ku ka qenë, shkruan IndeksOnline.
Duket se aspiratat e modeles nuk dallojnë shumë nga e kaluara, vetëm se janë realizuar ëndrra që ndoshta s’e kishte pritur.
Ajo ka ndarë një fotografi nga gjimnazi, me mbishkrimin: “Koha kur korridoret e shkollës ishin pasarela ime”.
Më pas, bukuroshja shqiptare ndau edhe një artikull revistash të shkruar për të, në fillimet e karrierës, atëherë kur Oriola e shihte veten si modele dhe si soprano.
E kush do ta kishte menduar që Oriola ka edhe çmime të fituara në këtë drejtim?

