75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / G T

Bolivia mposht Brazilin e Ancelottit, mban gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës

Kombëtarja e Bolivisë ka shënuar një fitore të madhe minimale 1:0 ndaj Brazilit në kualifikime të Kupës së Botës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Miguelito në minutën e fundit të pjesës së parë nga penalltia, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Bolivia shkon në pozitën e shtatë, që dërgon në play-off, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kujtojmë gjashtë shtetet që kanë siguruar kualifikimin, janë: Argjentina, Ekuadroi, Kolumbia, Uruguai, Brazili dhe Paraguai./Indeksonline/