Rrahje mes tre personave në Viti, policia gjen një pistoletë në vendin e ngjarjes

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në Viti, ku tre persona u rrahën mes vete.
Rasti ndodhi në rrugën “UÇK”, teksa sipas policisë, rrahja ndodhi për pasojë të një mosmarrëveshjeje, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti një pistoletë me gaz, të cilën e sekuestroi.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/