75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / MSH

Jarinje: Arrestohet serbi qe paraqiti dokumentet e falsifikuara

Një shtetas i Serbisë u arrestua dje në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Sipas policisë, i dyshuari prezantoi letërnjoftim dhe patent shofer që dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan IndeksOnline.

“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës” bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”./IndeksOnline/