75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / KV

I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, kapet në Kakavijë 35-vjeçari

Policia kufitare në Shqipëri ka arrestuar një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.

Në pranga u vu shtetasi Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, raporton Euronews.al.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.