75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / G T

Ronaldo s’kishte fanellë për Szoboszlain, ia premtoi për muajin e ardhshëm

Nuk ishte nata e tij. Dominik Szoboszlai ia dhuroi fanellën Critiano Ronaldos, por ky i fundit nuk e kishte të vetën, pasi e dhuroi te lojtarët tjerë hungarez.

Por, Ronaldo ia premtoi mesfushorit në muajin e ardhshëm – ku Portugalia luan sërish me Hungarinë, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që mbrëmë Portugalia shënoi fitore 2:3 ndaj Hungarisë, në një ndeshje tejet interesante në kualifikimet për Kupën e Botës.

Në muajin tetor, më 14 – Portugalia e pret Hungarinë për ndeshjen e xhiros së tetë në fazën e grupit./Indeksonline/