75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / H F

Kallas e quan “të qëllimshme” hyrjen e dronëve rusë në Poloni

Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e BE-së konsideron sehyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore evropiane ishte e qëllimshme, jo aksidentale.

Sipas saj lufta e Rusisë po vazhdon të përshkallëzohet. 

“Ne duhet të rrisim koston për Moskën, të forcojmë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojmë në mbrojtjen e Evropës. BE-ja luan një rol të madh dhe ne do të mbështesim iniciativa si linja mbrojtëse e kufirit lindor”, ka shkruar Kallas.

Tutje, Kallas e ka përshkruar sulmin rus, ku dronët hynë në hapësirën ajrore polake, si “shkeljen më serioze të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia që nga fillimi i luftës”.

Kallas ka shtuar se është në kontakt me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe zëvendëskryeministrin e Polonisë, Radosłaë Sikorski. 

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë”, ka thënë Kallas.