75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / SH

Selena Gomez i lë të gjitha pa fjalën në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e famshme Selena Gomez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa mbërriti për xhirimet e ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’.

Bukuroshja shkëlqeu me një fustan të zi elegant pa rripa që i theksonte figurën e saj.

Më pas, ajo veshi një fustan të shkurtër me brokadë të kuqe me lule, i cili i nxirrte në pah këmbët e gjata dhe i binte në mënyrë joshëse nga njëra shpatull.

Edhe pse po i mban të fshehta detajet e dasmës, këngëtarja nuk e fshehu emocionin e saj: “Është e bukur. Jam shumë e lumtur, gjithçka po shkon shumë mirë dhe mezi po pres.”

Selena dhe producenti Benny Blanco e konfirmuan romancën e tyre në janar të vitit të kaluar, kur u shfaqën së bashku në një ndeshje basketbolli.
Këngëtarja më parë foli për komentet e pamëshirshme që ka marrë dhe ende merr për pamjen e saj.

“Kam pasur shumë probleme me peshën gjatë gjithë jetës sime, dhe është diçka ndaj së cilës jam shumë e ndjeshme”, pranoi ajo./Indeksonline/