75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / MSH

Kupina dhe Rexhepi-Demiri takohen me banorët e Kodrës së Trimave

Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, ka takuar qytetarët e Kodrës së Trimave.

I shoqëruar nga kandidatja për asamble komunale, Agnesa Rexhepi-Demiri, gjatë takimit u diskutua rreth shqetësimeve të qytetarëve dhe mundësive për të përmirësuar jetën e banorëve të kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

“Gra e burra shfaqën kërkesat e tyre për Lidhjen e Prishtinës të cilat ne u zotuam se do t’i përmbushim.

Me mbështetjen e Kodrës së Trimave fitorja në këtë garë është e padiskutueshme” u shpreh Kupina.