75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / G T

FIFA me një ndryshim të ri, vetëm një pushim ndërkombëtar midis shtatorit dhe tetorit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka bërë një ndryshim të ri në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare.

Nga viti i ri 2026, do të ketë vetëm një pushim ndërkombëtar midis shtatorit dhe tetorit, shkruan Indeksonline

Pra, një “pushim” ndërkombëtar do të mbahet rreth datave 23 shtator deri më 8 tetor dhe shtetet do të luajnë nga katër ndeshje.

Nuk do të ketë ndeshje sikur herave tjera, përshembull; dy në shtator dhe dy në tetor – por do jetë një “pushim” i ngjitur ndërkombëtar./Indeksonline/