75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / MSH

Rita Ora me koncert në alpet austriake

Rita Ora do të mbajë koncert në malet e Paznaun-it, në Austri.

Hitet e artistes shqiptare do të jehojnë në resortin e skijimit Ischgl, shkruan IndeksOnline.

Koncerti do të mbahet më 29 nëntor dhe biletat tashmë kanë dalur në shitje.

Sezoni i skijimit në këtë destinacion të frekuentuar do të nisë pikërisht me koncertin e Ritës.

Biletat për hyrjen në pistën e skijimit dhe në koncertet e organizuara janë aq në kërkim, saqë pritet të dalin në shitje qysh më 26 shtator./IndeksOnline/