75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / S Z

I kerkuan para qytetarëve në emër te tij, Elshani: Mos bini pre e mashtrimeve

Rastet e mashtrimit, ku përmes telefonit u kërkohet para qytetarëve në emër të zyrtarëve të Policisë së Kosovës po vazhdojnë.

Por kësaj radhe po kërkohen para përmes telefonit, në emër të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshanit.

Sot në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë kanë paraqitur ankesën dy qytetarë,  ku sipas tyre, përmes viberit i ka kontaktuar një person i cili është prezentuar si  Veton Elshani dhe se i njejti sipas tyre i kishte kërkuar një shumë prej 1000 euro.

I dyshuari shumën e parave e kishte kërkuar si preteks se e ka një fëmijë te sëmurë dhe i duhen të holla për shërim.

Nga dy biznismen nga Mitrovica, i dyshuari ka arritur që njerin nga ta, ta bind që t’i dërgoj një shumë prej 1000 euro përmes Mony Gram ne llogarinë e tij  me destinacion Bosna dhe Hercegovina.

 I dyshuari kishte kontaktuar përmes dy numrave te telefonit Vib.+387671482137 dhe Vib. +38761880493. Ne lidhje me rastin dy ankuesit jane intervistuar, kurse njesia e hetimeve eshte duke u marrë me rastin. 

Por Veton Elshani ka thënë se e gjithë kjo po bëhet duke u përdorur emri i tij nga persona të dyshuar. Ndërsa ka një lutje për qytetarët, që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

“Luten qytetarët që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Është e nevojshme të informohen qytetarët, si preventivë në parandalimin e ndonjë mashtrimi tjetër”, ka thënë Elshani për Indeksonline.