Izmaku: S’ka pasur kushte nga NISMA, as takime të reja me VV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në RTV21 deklaroi se NISMA nuk ka vendosur asnjëherë kushte në raport me Vetëvendosjen dhe nuk ka pasur as bisedime apo oferta të reja.
Ajo theksoi se NISMA mbetet e hapur për të ndihmuar me votat e saj, pa kërkuar favore.
”Nuk ka pasur kushtëzime nga ana jonë. Nuk kemi asnjë ofertë të re e as kërkesë të re. Nuk kemi qenë asnjëherë me vu kushte ne me 3 vota”, tha Izmaku.
Izmaku tha se Nisma ka qenë e interesuar për të ofruar zgjidhje me 3 votat e saj për krijimin e institucioneve të Kosovës.
”Nuk ka pasur bisedime të reja, nuk ka pasur takime. Edhe nëse VV do të arrinte me ndonjë grup tjetër marrëveshje NISMA prap do t’i ofronte ndihmë”, tha Izmaku ndër tjera.