75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / G T

SC Gjilanit i rikthehet në stërvitje Oltion Bilalli

Futbollisti Oltion Bilalli është rikthyer në stërvitje te SC Gjilani.

Bilalli ishte lënduar para katër muajsh në ndeshjen mes klubit të tij dhe Malishevës në Supërligë, shkruan Indeksonline

Ai tashmë e ka kaluar problemin dhe është rikthyer në stërvitje.

Bilalli pritet të jetë gati shumë shpejt për të luajtur me fanellën e klubit nga Anamorava.

Kujtojmë që ekipi i Gjilanit në tri ndeshjet e këtij sezoni ka grumbulluar katër pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të./Indeksonline/

May be an image of 1 person, playing football, playing soccer and text