Një person i lënduar nga vetaksidenti në hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se në aksident është përfshirë një automjet.
Ahmeti, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.
“Rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/