Të famshmit reagojnë pas vrasjes së Charlie Kirk

Shumë personazhe të famshëm, përfshirë aktorin Josh Duhamel dhe aktoren Candace Cameron Bure, kanë shprehur ngushëllimet e tyre në mediat sociale pas lajmit për vdekjen e Charlie Kirk, aktivistit 31-vjeçar i cili u qëllua për vdekje në një aktivitet në Utah.
Aktorja Candace Cameron Bure ndau një fotografi të Kirk në Instagram me mesazhin: “Të duam, Charlie. Shërbeve mirë, shërbëtor i mirë dhe besnik”, transmeton Indeksonline.
Aktori Arnold Schwarzenegger reagoi në Platformën X: “Zemra ime është me familjen e Charlie Kirk dhe me Shtetet e Bashkuara. Politika është bërë një sëmundje në këtë vend dhe është vdekjeprurëse. Por mos i dëgjoni pesimistët që thonë se nuk ka kurë. Është brenda nesh… duhet të biem dakord të mos i zgjidhim mosmarrëveshjet tona me dhunë. Kjo është një tragjedi e tmerrshme.”
My heart is with Charlie Kirk’s family, and with the United States.
— Arnold (@Schwarzenegger) September 10, 2025
Politics has become a disease in this country, and it’s deadly. But don’t listen to the pessimists who say there is no cure.
There is a cure. It is inside of us. We must find our better angels and walk back…
Aktori Josh Duhamel postoi gjithashtu një foto të Kirk me familjen e tij në Instagram. “U prehsh në paqe, Charlie Kirk. Të lutem mbaje mend, pavarësisht bindjeve politike, se ky burrë ka lenë një grua dhe dy fëmijë të bukur. Lutem që kjo çmenduri të ndalet.”/Indeksonline/