Armando Broja feston ditëlindjen, urimin më të ëmbël e mori nga partnerja

Armando Broja po e shijon lidhjen e dashurisë me Sindin.
Ditën e djeshme ai festoi ditëlindjen, ku urimin më emocionues e mori nga partnerja, shkruan Indeksonline.
Ajo ka ndarë disa fotografi duke zbuluar edhe tortën e ditëlindjes.
“Urime ditëlindja shoku im më i mirë, dashuria ime, partneri im në gjithçka”, shkroi ajo.
Broja, ka mbushur 24-vjet jetë./Indeksonline/
