75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / F.R

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të materialeve me fëmijë

Të mërkurën një person është arrestuar në Fushë-Kosovë për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe përdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë një vajzë.

Ndërsa rasti është inicuar si “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe përdorimit seksual të fëmijëve”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/