75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / S Z

Një ditë pas inspektimeve, sot nisin gërmimet në afërsi të Novi Pazarit për varrezë masive

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka përfunduar inspektimet në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, ku dyshohet për praninë e mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Në një prononcim për Klan Kosova, mjeku Valon Hyseni nga Komisioni tha se lokacioni ka qenë një deponi mbeturinash për më shumë se 26 vjet, por pas pastrimit të saj, është arritur në një pikë ku ekzistojnë dyshime për varrezë masive.

Sipas tij, gërmimet do të nisin sot dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje derisa të përfundohet e gjithë zona e dyshuar.

“Besojmë se çdo informacion që lidhet me të pagjeturit mund të çojë në gjetjen e mbetjeve mortore. Ekipet mjeko-ligjore dhe Instituti do të jenë çdo ditë në terren deri të spastrohet mirë ajo zonë”, tha Hyseni