75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / b l

Shabani: Shtimja do të transformohet, do të ndërtojmë nënkalim, parking nëntokësor dhe shesh modern

Kandidati për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani është zotuar se do ta transformojë qytetin e Shtimes.

Ai ka prezantuar një plan ku parashihet ndërtimi i një nënkalimi me tri korsi, me qasje direkte në parkingun nëntokësor që do të bëhet të objekti aktual i komunës.

Shabani ka thënë se hapësira mbi nënkalim do të jetë shesh, në gjatësi rreth 800 metra dhe do të jetë sheshi më i bukur i Shtimes.

Ky, transformim, sipas tij, më së shumti do t’i shkoj për shtati bizneseve të cilat do të fuqizohen.