Masturbimi mbytë 100 gjermanë çdo vit
Masturbimi vret deri në 100 gjermanë në vit, sipas një studimi që ka zbuluar gjithashtu mënyrat e çuditshme që njerëzit kanë vdekur duke u vetkënaqur.
Një burrë që mbante “pantyhose”, një mushama dhe një kostum zhytjeje si dhe një qese plastike mbi kokën e tij – vdiq në Hamburg, pasi u ul pranë një ngrohësi dhe u përpoq të shkrihte feta djathi në trupin e tij, transmeton Indeksonline.
Një tjetër njeri në Halle u gjet i vdekur me dritat e pemës së Krishtlindjeve të kapur në thithkat e tij duke u përpjekur me sa duket për të stimuluar veten nga elektroshoku.
Ekzaminuesi mjeko-ligjor Harald Voß tha se arsyeja më e zakonshme për vdekjet autoerotike ishte dëshira për orgazmën e fundit duke privuar veten nga oksigjeni.
Midis 80 dhe 100 njerëz në të gjithë vendin aksidentalisht vdesin çdo vit për shkak të praktikave të rrezikshme të masturbimit, zbuloi studimi.
Kjo u bazua në gjetjet që për çdo një milion shtetas gjermanë ka ‘një ose dy’ raste vdekjeje në vit, në të cilat një mjet ose pajisje është përdorur për të nxitur stimulimin gjatë aktivitetit seksual./Indeksonline/