Renovohet Poliklinika Stomatologjike në Prishtinë

Poliklinika Stomatologjike në Prishtinë është renovuar. Tani qytetarët e kryeqytetit, mund të marrin shërbime në një ambient modern, e të përshtatur me nevojat e tyre.
E pamjet e Politiklinikës Stomatologjike i ka publikuar Ndërmarrja Publike Banesore, e cila ka bërë të ditur se renovimi ka përfunduar me sukses dhe se investimet janë përshtatur me nevojat e qytetarëve.
“ Renovimi i Poliklinikës Stomatologjike ka përfunduar me sukses! Tani qytetarët do të marrin shërbime në një ambient modern, të rinovuar dhe të përshtatur për nevojat e tyre”, thuhet në njoftim.