Ephesus Travel paralajmëron diçka të re – mund ta gjesh çka?

Ephesus Travel & Holidays ka nisur një fushatë intriguese, duke paralajmëruar ardhjen e diçkaje krejtësisht të re për tregun e udhëtimeve në Kosovë. Me një mesazh të shkurtër e misterioz në rrjete sociale:
“E di çka po afrohet në Kosovë për herë te parë?”
Edhe pse nuk është zbuluar ende se për çfarë bëhet fjalë, Ephesus ka vendosur t’i bëjë ndjekësit pjesë të lojës duke i ftuar të komentojnë mendimin e tyre. Dhe për ta bërë më emocionuese, kompania ka shpallur një konkurs me një shpërblim special për personin e parë që e gjen saktë surprizën.
Si të marrësh pjesë:
- Shiko videon në rrjetet sociale të Ephesus Travel
- Shkruaj mendimin tënd në komente
- Prisni shpalljen e fituesit
Ekipi i Ephesus thotë se ky është vetëm fillimi i një përvoje të re që do të sjellë një kapitull të ri në mënyrën se si udhëtojnë kosovarët.