Sekuestrohen 50 fishekë në Pikën Kufitare Hani i Elezit

Zyrtarët e Njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 50 fishekë të kalibrit 9 mm (lloji Luger – X-Force), të gjetur gjatë një kontrolli rutinë në Pikën Kufitare Hani i Elezit.
Municioni ishte fshehur në bagazhin e një veture që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës, ndërkohë që udhëtarët kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.
“Më datë 12.09.2025, rreth orës 05:45, në Pikën Kufitare Hani i Elezit, zyrtarët e Njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë të një veture në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, kanë zbuluar 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger (X-Force). Gjatë deklarimit fillestar, udhëtarët kishin pohuar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar nga ana e zyrtarëve doganorë, në hapësirën e bagazhit të automjetit është gjetur një pako e fshehur që përmbante municionin e lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e Doganës..
Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.