Tri fshatra të Klinës lidhen me një rrugë moderne

Tri fshatrat e komunës së Klinës, Jagodë, Videjë dhe Zajm, tashmë janë të lidhura përmes një rruge moderne, që pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe jetën e banorëve të zonës.
Kryetari aktual i Klinës Zenun Elezaj, i cili do të jetë dhe kandidatë për një mandat të ri ka thënë se punimet në rrugën Jagodë, Videjë dhe Zajm janë përmbyllur me sukses, duke përfshirë edhe shenjëzimin horizontal, i cili rrit sigurinë në trafik dhe lehtëson lëvizjen për qytetarët.
“Punimet në këtë rrugë janë përmbyllur me shenjëzimin horizontal, duke e bërë qarkullimin më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Elezi në Facebook.