Shorti për Superligë në basketboll, derbi qysh në javën e parë

Është hedhur shorti për ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Në prani të klubeve pjesëmarrësve dhe mediave është hedhur shorti, ku priten super përballja nga java e parë.
Kampionia e Kosovës, Trepça, në xhiron e parë do të përballet me rivalin e vjetër, Pejën ndërsa nënkampioni Bashkimi është mysafir i Vëllaznimit.
Në javën e parë janë edhe dy sfida interesante Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina dhe Bora-Rahoveci 029.
Ky kampionat pritet të jetë i jashtëzakonshëm, duke marrë përforcimet që kanë bërë skuadrat dhe synimet që kanë.
Po ashtu përgatitjet kanë filluar me kohë, duke bërë që të presim shumë duele të forta në parket, nga xhiroja e parë e deri në fund.
ORARI – NDESHJEVE PROCREDIT SUPERLIGA 2025-2026
Java 1 04/05.10.2025
VËLLAZNIMI vs BASHKIMI
TREPÇA vs PEJA
GOLDEN EAGLE YLLI vs SIGAL PRISHTINA
BORA vs RAHOVECI 029
Java 2 II 08/09.10.2025 E mërkurë/ E enjte
BASHKIMI vs RAHOVECI 029
SIGAL PRISHTINA vs BORA
PEJA vs GOLDEN EAGLE YLLI
VËLLAZNIMI vs TREPÇA