75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 12 Shtator 2025 / MSH

Të shtëna me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në qytetin e Pejës.

IndeksOnline raporton se incidenti ndodhi pranë lokalit “Peja City”, ne rrugën “Papa Klementi”.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, njëjtë sikurse nuk dihet mbi numrin e të lënduarve.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore, të cilat kanë siuruar perimetrin me shirit policor dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.