UEFA heq dënimin ndaj Flick, do të jetë i pranishëm ndaj Newcastle

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, dhe asistenit i tij Marcus Sorg janë liruar nga UEFA, pasi shtëpia më e madhe e futbollit ka vendosur të heq dënimin ndaj tyre.
Ata u dënuan për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit Szymon Marciniak, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.
Pas apelit, UEFA ka hequr dënimin prej një ndeshje ndaj tyre, dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë sezonit në Champions, kundër Newcastle United.
Flick u gjobit gjithashtu me 20,000 euro për shkelje të rregullave të sjelljes. Trajneri nuk u përjashtua, por u mor parasysh se në minutat e fundit të ndeshjes ai goditi me dhunë stolin e tij dhe se në deklaratat pasuese ai akuzoi drejtpërdrejt Marciniak se kishte shkaktuar eliminimin e ekipit të tij me vendimet e tij.
Pavarësisht heqjes së dënimit, i cili nëse do të ishte mbajtur do t’i kishte detyruar Tapalovicin, Westermannin ose ndonjë nga asistentët e tjerë të komandonin ekipin në St. James’ Park, Flick dhe Sorg do të vazhdojnë për një vit nën mbikëqyrje./IndeksOnline/